Kryeministri Edi Rama theksoi sot se qeveria është e përkushtuar për t’i kthyer sa më parë të gjithë familjet në shtëpi të reja, pas dëmtimit nga tërmeti. Kreu i qeverisë solli sot pamje nga shtëpia e familjes së Hava Domit, e cila hyri në shtëpi të re, pas rindërtimit të saj.
“Mirëmëngjes dhe me këtë shtëpi ku Hava Domi do të mbledhë për festat e dhjetorit fëmijët e saj të shtrenjtë, ju kujtoj se ne vazhdojmë të ngremë deri në dritaren e fundit çdo shtëpi që shembi tërmeti, sepse ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, tha Rama.
400 familje në bashkinë e Shijakut, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit do të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja, ndërkohë që në këtë bashki po rindërtohen 567 banesa individuale.