Ndërsa na ndajnë edhe 4 ditë nga Viti i Ri, pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë makinash në të dyja anët e kufirit në Shqipëri-Kosovë.

Radhët e gjata të makinave janë në drejtim të Kosovës por edhe anasjelltas. Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë kosovarë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme. Policitë kufitare të Shqipërisë dhe të Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.

Pavarësisht situatës së COVID, emigrantët kanë zgjedhur të kthehen në atdhe për festa dhe gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur fluks të lartë. (Shqiptarja.com)