Pas sulmit të dhunshëm mbi selinë e PS në Shkodër, Kryetarja e Bashkisë së qytetit ka bërë një deklaratë, e cila rreket ti tregojë shqiptarëve një version të kundërtën me atë që ata panë. Gjithkush tashmë e di se ajo që ndodhi është vepër e liderëve të opozitës, siç është i tyri çdo gur që është hedhur këto ditë e çdo xham, pronë publike dhe biznes i thyer e i shkatërruar kudo.
Ka shumë argumenta për këtë: E para, Voltana Ademi dëshmoi për herë të parë me zë dhe figurë, se jo vetëm protestën në Shkodër por në çdo qytet të Shqipërisë e ka organizuar Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Opozita sot i doli për zot në Shkodër, meqenëse në qytetet e tjera, nuk kanë kryetar bashkie. E dyta, duke pohuar se “ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor”, Kryetarja e Bashkisë doli në rolin e organizatores së tij. E duke qenë qytetarja Nr. 1 e Shkodër dhe organizatorja e marshimit, ajo mban përgjegjësi për gjithçka ndodh, me njerëzit që ajo udhëhoqi në të. E treta, askush nuk mund të besojë në demokraci, përralla me diversantë të kohës së komunizimit, në versionin e ri të Voltanës. Sipas saj njerëzit që sulmuan selinë e PS, paskan qenë në një marshim me gjithë shkodranët e tjerë, por kryebashkiakja është e vetmja që nuk i paska njohur ato.
E katërta, duke sulmuar të vetmin institucion që nuk ishte nën juridiksionin e Voltana Ademit, ajo thjeshtë sa ka dëshmuar se goditja barbare dhe e paprecedentë në 30 vite pluralizëm ndaj selisë së partisë më të madhe kundërshtare, është thjeshtë një vepër qe ka edhe emër edhe mbiemër. E fundit, është thjeshtë një provokim prej shejtan budallai, të thuash që një grup doli nga marshimi që ti udhëhiqje e se ti njoftove me vrap policinë, por ajo nuk veproi. Ky është fiks ai skenari për përplasje dhe gjakderdhje të cilin Shkodra e ka vuajtur njëherë në 2 prillin e 1991, e nuk ka për tu përsëritur më kurrë. Një kryebashkiake mund ti lajë duart publikisht edhe kështu, sepse historia ka njohur shumë e shumë raste të tilla. Sikundër, ajo vetë mund të besojë se të tjerët e kanë besuar, në atë që thotë. Kjo është pjesa e shejtanit në këtë histori. Por budallenj janë të gjithë ata politikanë, që mendojnë se ata që i panë gurëhedhësit dhe fshehësin e vërtetë të asaj dore tinzare, janë budallenj. Alpenews.al