Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga shkolla dhe kopshti i rindërtuar “Halit Çoka” në Kamëz, ku pas dëmeve nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar tashmë ofrojnë kushte me standarde europiane për 1400 nxënës dhe 200 fëmijë.
“Shkolla dhe kopshti “Halit Çoka” në Kamëz, pa asnjë krahasim fare me ç’ishte, për 1400 nxënës dhe 200 fëmijë projektuar sipas standardeve më të mira europiane”, shprehet Rama.
“Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, tha Rama.
Në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit por rindërtohen 155 shkolla me kushte bashkëkohore.