Gazetari Mero Baze ka replikuar me kryebashkiaken Voltana e Demi ku sipas kësaj të fundit mediat pranë qeverisë e kanë akuzuar me pa të drejtë se ka qenë ajo iniciatorja e protestës. Ademi shkon më tej në akuzën e saj për gazetarin teksa thotë se nuk ka pse ti dhimbset atij djegia e Shkodrës.
Për përgjigje, Baze ka zgjedhur ti thotë Voltantës se nuk është ndonjë turp të mërzitesh pse shkatërrohet një qytet edhe pse nuk është qyteti yt. Turp është të udhëheqësh djegien e qytetit për të “mërzitur” armikun. Reagimi i Mero Bazes: Voltana Ademi paska reaguar ndaj shkrimit tim dhe më “ngushëllon” që jam mërzitur pse është djegur Shkodra. Vet ngjante e gëzuar nga reagimi. Në fakt nuk është ndonjë turp të mërzitesh pse shkatërrohet një qytet edhe pse nuk është qyteti yt. Turp është të udhëheqësh djegien e qytetit për të “mërzitur” armikun. Mua më mërzit kollaj qoftë dhe duke të parë ty. Ska nevojë të shikoj Shkodrën e djegur prej ty.(Lexo.al)