Trajneri i Beneventos, Pippo Inzaghi, ka folur para ndeshjes kundër Interit. Ai ka theksuar se skuadra zikaltër është kundërshtar i vështirë, por ekipi i tij do të futet me besim në fushën e lojës.
Ne duhet të futemi në fushë pa frikë. E dimë se është ndeshje e vështirë dhe do të vuajmë, por ne do të japim maksimumin në fushën e lojës. Lukaku? Ai është si Ibra dhe Immobile, janë prej atyre lojtarëve që ndryshojnë balencat në Serie A.
Ne nuk mendojmë vetëm për belgun, por për të gjithë ekipin. Do të mundohemi të japim 120% në fushën e lojës. Conte është një shok shumë i mirë. E kam pasur shok dhome dhe më pas vendosi të flinte vetëm, pasi isha i padurueshëm si shok dhome. Ai dhe vëllai im janë inspirim për mua, – tha Inzaghi.