Sesion i vështirë merkatoje për Inter-in, që ka vështirësi ekonomike për të bërë blerje. Një lajm i kequr për Conte-n ka ardhur nga Anglia.
N’Golo Kante, në fakt, ka vendosur të qëndrojë te Chelsea. Mesfushori francez ndiqej prej kohësh nga zikaltrit dhe aktivizimi i pakët nën drejtimin e Lampard kishte shtuar shpresat për ta marrë në Milano.
Shkarkimi i trajnerit të Bluve ka ndryshuar gjithçka. Lojtari duket se ka folur me trajnerin e ri Tuchel dhe, sipas Fichajes.net, trajneri gjerman i ka siguruar se do të ketë më shumë hapësira. Kështu, Kante po përgatitet të rimarrë vendin e tij në mesfushën e londinezëve.