Heqja e akcizës për karburantin për prodhim bujqësor është tanimë një fakt dhe një premtim i mbajtur nga qeveria. Poashtu, edhe heqja e taksës së qarkullimit dhe ajo e karbonit për këtë kategori është tanimë një premtim i mbajtur, i cili lehtëson poashtu zhvillimin e bujqësisë në vend. Siç shprehet edhe kryeministri Rama në videon e mëposhtme, këto tre premtime të mbajtura kanë ulur praktikisht gjysëm për gjysëm çmimin e karburantit për fermerët.
‘Përfitues të kësaj skeme janë të gjithë ata që kanë tokën e tyre apo me qera dhe që e punon atë’, shprehet Rama në video.