Kryeministri Edi Rama duke komentuar programin ekonomik të Partisë Demokratike ka thënë se është diçka e dobët. Rama është ndalur tek taksa progresive duke thënë se kjo u ka dhënë mundësi shtesës së mesme dhe asaj të ulët që të fitojnë. Për sa i përket taksës së sheshtë që pretendon të vihet në zbatim nga opozita, sipas Ramës, do të ishte mirë vetëm për një pjesë të vogël të të punësuarve. Rama ka shtuar se taksa progresive e qeverisë së tij ka dhënë rezultate. Ndërkohë më tej Rama ka thënë se taksa progresive dhe ajo 23 % do të mund të rishikohet.
Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ka thënë se 23% taksa aplikohet në një rrogë 400 mijë lekë në muaj. “Programi është si kreu i PD-së. I dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Është diskutim kot. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit për tu dhënë më shumë dhe për t’ju marrë shpirtin atyre që kanë më pak. Jemi në kushtet kur taksa jonë që e quaj të ndershëm. Konsiderohet si progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat. Qoftë në aspektin shoqëror por edhe tek të ardhurat. 23% është keqinterpretim. Sepse nuk fillon në atë pikë 1.6 ku ju u referuat. Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale. Me synimin që të jemi më të hapur. Ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme por në atë që ju prekët. Por kjo do të bëhet bazuar në bindjen se është koha për ta bërë dhe ne e kemi këtë bindje ska lidhje me fushatën.”
Ahmetaj: Taksa e sheshtë favorizon një pakicë por sigurisht një pjesë e mirë e tyre na kanë votuar. Por praktikisht ajo shtresë duhet të mbajë në kurriz një barrë më të madhe se 95% të punësuarve shqiptarë. Rikthimi i taksës së sheshtë, ngarkon shtresën e mesme dhe të ulët me më shumë taksa dhe liron dy grupe. Nga një shifër e konsiderueshme. E mbani mend debatin për dividentin. Cila është arsyeja që me taksën e sheshtë 530 mln dollar ikin nga buxheti dhe ndihmat apo rindërtimi. Do shkonin tek kompanitë e mëdha. Është filozofi e forcave politike. Se ajo tjetra fokusohet tek 3%. Letra vlen te letra 140 mln dollar gati në vit. I kalon nga qytetarët tek kompanitë e mëdha. Është për mua një habi e madhe ulja nga 24 në 18 e kontributit. Kjo do ishte habi ekstreme. Kjo do të thotë që shqiptarët të mos marrin pension në një ditë. Mungesë serioziteti. Ndaj shqiptarëve. E con deficitin e pensioneve nga 830 mln dollarë. Prish komplet reformën. 23% aplikohet në një pagë 4 mln lekë të vjetra. Por një pagë e tillë sigurisht që do ngarkohet në atë nivel. Përqindja shkon nga 8 % në 3% të të punësuarve.