Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se me taksën progresive do të përfitojë klasa e mesme. Për ministrin programi i Partisë Demokratike për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18%, është tallje me shqiptarët. “Progresiviteti është në favor të klasës së mesme. Taksa esheshtë favorizon një pakicë që ne skem qenë kundër, por sigurisht një pjes e mirë e tyre kna kanë votuar, por ajo shtresë e të punësuarve dhe popullsisë duhet të mbajë në kurriz një barrë më të madhe fiskale se sa 95% e të punësuarve. Cila është arsyeja që nëpërmjet taksës së sheshtë gati 35 miliardë lekë, 530 milion dollarë do duhet të ikin nga buxheti nga investimet në spitale. Praktikisht është filozofi e dy forcave të mëdha e cila e mëbshtet te progresiviteti dhe tjetra që folkusohet te 3%. Gjithë ky diskutimi për oligarkët është…
Për mua është habi e madhe është ulja nga 24 në 18 e kontributi, për çdo profesionist kjo do ishte një habi ekstreme dhe e pakuadruar në shifra. Kjo do 6të thotë se shqiptarët në një ditë të mos kenë mundësinë të marrin pension, është një tallje e madhe ndaj shqiptarëve e çon deficitin e skemës së pensioneve në gati 83o milion dollarë dhe prosh komplet reformën.Ky program të funksionojë duhet të rritet ekonomia me 25% dhe të ardhurat me 25%. Më kujtohet ajo platforma e dikurshme e qeverisë së PD me Suden, që humbet gjithë Shqipëria”, tha Ahmetaj.