Kryeministri Edi Rama gjatë nja bashkëbisedimi nga Gjirokastra është ndalur edhe në programin ekonomik të PD-së. I pyetur nga një mjeke e re nga Tirana e cila ishte transferuar në Gjirokastër me punë, nëse do t’ju mundësohet një bonus qiraje, kreu i qeverisë thumboi programin e PD-së.

Rama tha se sipas Bashës, ndoshta këtë dhe shumë të tjera mund ta ofronte programi i PD, duke shtuar se mund të ofrojë masazhe, fizioterapist, SPA apo dhe pishina.

“Sot ju merrni vetëm pagën, si mjekë që janë këtu vendas. Pasi 3 vite do të punoni atje ku ka nevojë atdheu. kjo është ideja, pasi është investim që e keni bërë ju dhe familja, por dhe nga shteti. Është fuqizim moral i figurës së mjekut në momentin kur del në front. S’di të jap një përgjigje tani për këtë. Pasi programi i partisë demokratike mund ta akomodojë këtë. Mund të ketë dhe bonus për të shkuar në masazh, në fizioterapi private, pishina, SPAH, që do të ndërtohet sipas programit.”, tha Rama.

Rama-mjekes: Sa e ke rrogën?
Mjekja: 490 mijë lekë.
Rama Po sot?
Mjekja: Sot duhet të jetë hedhur rroga e re
Rama: Dole atje tamam si gjirokastrite. Tani më thua sa marrim në dorë. Me bonusin ata marrin atë pagë të nivelit bazë në Gjermani.