Situata paraqitet më e qetë këtë mëngjes në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, pas aktivizimit të tre vatrave zjarri mbrëmjen e së mërkurës.
Forcat zjarrfikëse kanë vijuar ndërhyrjen gjatë natës dhe mëngjesit, duke u përqendruar kryesisht pranë zonave të banuara, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve.
Në operacion është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn në terrenet më të vështira dhe të paarritshme për ekipet nga toka.
Për momentin, situata duket e përmirësuar, ndërsa ekipet vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të vatrave dhe mbajtjen nën kontroll të zonës.










