Janë bërë prindër për herë të parë çifti i njohur i aktorëve të serialit “Games of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie. Aktorja 33-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë.

Ky lajm është konfirmuar nga mediat e huaja, ndërsa emri i bebushit nuk është zbuluar ende. Kit dhe Rosie janë fotografuar orët e fundit në Londër së bashku me bebin. Burime pranë çiftit kanë treguar se ata janë “shumë, shumë të lumtur”. Dy aktorët e njohur të Game of Thrones u dashuruan gjatë xhirimeve dhe u martuan në vitin 2018.