Të dielën, Cristiano Ronaldo e kaloi me me familjen. Kampioni i Juventusit, pas fitores 2-0 ndaj Sampdoria, kaloi një ditë relaksi të pastër në shoqërinë e të dashurës së tij, Georgina, dhe tre fëmijëve më të vegjël: Eva, Mateo dhe Alana Martina. CR7, duke pritur për ndeshjen e “Coppa Italia” kundër Interit të Conte, e planifikuar për të martën, 2 shkurt, nga ora 20:45, ka zgjedhur t’i karikojë bateritë me dashurinë e njerëzve të tij më të ngushtë.

Sulmuesi portugez postoi në profilin e tij në Instagram një foto, që e portretizon atë së bashku me Georgina dhe fëmijët, të gjithë së bashku në krevat. Ai e ka shoqëruar shkrepjen me një status të butë: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”. Portreti familjar ka arritur më shumë se 3 milionë pëlqime, përfshirë ato të disa shokëve të skuadrës, të tillë si Chiellini, De Ligt dhe Pinsoglio.