Presidenti Ilir Meta ka nisur fushatën e ethshme me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Zgjedhjet e 25 Prillit. Edhe pse kreu i Shtetit hiqet sikur takon aktivistë të shoqërisë civile, faktet dëshmojnë të kundërtën, Ilir Meta po takohet me militantë të LSI.

Mesa duket Meta po vijon të njëjtën taktikë sikurse veproi në vitin 2017 ku edhe pse ishte zgjedhur President nga votat e Parlamentit ai zgjodhi të dalë në çdo miting të organizuar nga LSI duke u bërë thirrje qytetarëve të votonin këtë forcë politike.

Mirëpo edhe pse është futur në zyrën e Presidencës, Meta nuk ndahet dot nga LSI. Arsyeja e riaktivizimit të Metës në favor të LSI është tkurrja që ky subjekt politik, që drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, është e përditshme.
Më poshtë shihni do shihni militantë të LSI të cilët hiqen si aktivistë të shoqërisë civile. I tillë është rasti i Avenir Berberit. (Lexo.al)