Mëngjesin e kësaj të diele kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar pamje nga lagjja e re e rindërtimit në Fushë-Krujë, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, që mori 51 jetë dhe shkatërroi shumë ndërtesa.
Krahas videos së publikuar në “facebook”, me pamje nga kantieri i ndërtimit, kryeministri thekson se pas disa mujash kjo do të jetë një nga lagjet më të bukura në Shqipëri, ndërsa shton se të prekurit nga tërmeti nuk do të jenë kurrë vetëm.
“Mirëmëngjes, dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.