Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka qenë për një vizitë në qytetin e Sarandës, ku fokusi kryesorë ka qenë tek investimet strategjike që po kryehen dhe do i ndryshojnë pamjen qytetit bregdetar që është një ndër më të vizituar në sezonin veror.

Një ndër investimet kryesore që po behet në Sarandë është shëtitorja, e cila këtë sezon do të jetë aksesueshme për turistët dhe biznesin, të cilët me këtë investim të ri të kryer nga bashkia dhe qeveria pritet që të ketë një impakt mjaft pozitiv në ekononimë e tyre, por dhe për gjithë zonën përeth

Ky projekt që është drejt përfundimit synon rivitalizimin total të zonës me standardet më bashkëkohore dhe infrastrukturë moderne të denjë. Investimi i ri në shëtitore ka pasur dhe mbështetjen e plotë të bizneseve dhe të banorëve të Sarandës, pasi gjatë verës numri i lartë i turistëve bëri të domosdoshme për një infrastrukture publike moderne, për t’ju përgjigjur kërkesës në rritje për më shumë shërbime dhe hapësira për banorët dhe turistët.

Një tjetër investim që do t’i jap frymarrje Sarandës gjatë sezonit turistik, duke shmangur kaosin që krijohet nga trafiku është rruga e re që ka nisur nga puna, Lëkurës-Kanali i Çukës.

Kryeministri Rama ishte vetë në inspektimet e punës që po kryhen në këtë segment rrugor që është një nga më të rëndësishmit në Sarandë, i cili pritet që të jetë i përfunduar gjatë vitit 2022.

Ndërhyrja për të bërë këtë investim ishte një domosdoshmëri mjaft e madhe, kjo pasi do të ketë një ndikim direkt në lehtësimin e trafikut kryesisht gjatë sezonit turistik, por që jep në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.

Rruga do të jetë me gjatësi 2.33 km, gjerësi 11 m, gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët, si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore. Përfundimi i këtij aksi rrugor në qytetin bregdetar do të lehtësojë lëvizjen e turistëve vendas e të huaj, që shpesh herë janë ankuar për trafikun, por tashmë me investimin e ri ky “makth” do të marrë fund.

Këto janë dy investime kryesore që kanë nisur nga puna dhe së shpejti do të jenë drejt fundit, por të tjera projekte janë gati dhe do të nisë zbatimi i tyre.

Porti turistik i Sarandës do të marrë një pamje tjetër me investim e ri që do të kryhet, i cili sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë një investim qindra miliona euro, dhe do të kërkojë forca pune për t’u administruar.

Do të jetë mundësi punësimi për plot të rinj që dinë gjuhë të huaja dhe janë të interesuar të marrin pjesë si dhe rritja e kapaciteteve turistike do të kërkojë të njëjtën gjë.

Porti i Sarandës është porti i vetëm që shërben në Shqipërinë jugore në qytetet Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Ky port është një nga atraksionet kryesore turistike në qytet, me një shëtitore të bukur, një terminal me udhëtime ditore në Korfuz për pasagjerët.

Gjithashtu një tjetër projekt ndër më madhorët që do bëhet në Sarandë, natyrisht që do kohën e vet për tu kryer, është aeroporti. Një premtim që është përmendur shpesh herë nga ana e kryeministrit dhe Ministres së Infrastruktures që do të realizohet.

Aeroporti i Sarandës do të jetë më i vogël se ai që po ndërtohet në Vlorë, dhe do të ketë një impakt strategjik për turizmin. Plani për funksionimin e aeroportit të Saradnës do të jetë i ngjashëm me atë të Korfuzit.

Pra, do të jetë nje aeroport modest sezonal që punon diku nga muaji mars deri në muajin tetor, por që do të përmbush të gjitha kushtet për turizëm masiv por edhe për turizem elitar.

Gjithashtu, një muze arkeologjik do të ndërtohet pranë maternitetit, terminali i ri autobuzëve është një tjetër investim që do të bëhet si dhe të një parkingu jashtë qytetit.

Jo vetëm Saranda brenda, por dhe zona e Ksamilit që është një ndër më të frekuenturat në verë, pritet që të ketë një transformim të madh.

Shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i shëtitores së re të Ksamilit, ku projekti është gati, financimi është gjetur dhe pritet tashmë të nisë puna për realizimin e tij.

Një investim që është një ndër kërkesat kryesore të bizneseve që operojnë në atë zonë, por dhe të banorëve.

Investime që do ta kthejnë Sarandën në perlën e jugut, kështu siç cilësohet nga turistët vendas dhe të huaj. /Sarandanews.com/