Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat gjatë ditës së sotme është ndalur tek rritja e rasteve të infektimit me Covid-19. Sipas Ramës do të ketë në ditët në vijim një rritje të gjobave për lokalet, restorantet, qendrat tregtare dhe bizneseve të ndryshme lidhur me masat anti covid.
Më tej Rama ka thënë se qeveria ka përgjegjësinë të koordinojë aktorët e tjerë, por edhe bizneset nuk duhet të neglizhojnë. “Apo për qendra tregtare. Por nëse nga ana e tregtarëve nuk ka reagim të menjëhershëm patjetër që do ndodh do jetë policia që do e imponojë me forcë zbatimin e masave. Natyrisht edhe me të gjitha gjobat përkatës të cilat do t’i rrisim së shpejti në ditët në vijim do të rrisim gjobat për lokalet baret, dyqanet, restorantet qendrat tregtare. Dhe do bëjmë shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzimin. E kam shumë mik Ermal Mamaqin por është e patolerueshme që të mblidhet një milet i tërë në atë formë që ndodhi.” “Lokalet në Bllok apo në zona të caktuar. Lokalet më të mira me më shumë fitime të bëhen vatra ku kërcen kovidi me muzikë është e patolerueshëm.” ka thënë më tej Rama.