Kryeministri Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në Durrës ku ka inspektuar punimet për rindërtimin dhe në kantierin në lagjen e re të Shijakut ka takuar një punëtor të quajtur Lulzim Basha. Teksa takoi punëtorin, Rama thumboi kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se punonjësi është më i miri pasi sipas tij jo të gjithë ata që kanë emrin Lulzim Basha flenë gjumë.

“Ky është Lulzim Basha, punonjësi më i ri që kemi”, tha Elton Arbana. “Punëtori më i mirë që kemi se tani nuk do jeni të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, ka dhe të tjerë që punojnë”, tha Rama. Kryeministri tha se vazhdojnë rindërtimet pas tërmetit me kopshtet e shkollat që po përfundojnë,. Rama shtoi se pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale. “Shijak – Rilindja pas tërmetit vazhdon me kopshtet e shkollat që po përfundojnë dhe ku pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale”, thotë Rama.