Gjatë muajt të fundit ka patur raste të shtuara të infektimeve me koronavirus dhe kjo e shtrirë edhe në moshat e reja që gjatë fillimit të pandmisë dukej se ishin edhe më të mbrojtura.
Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Gazetari Milaim Zeka është infektuar nga Covid-19. Nëpërmjet një statusi në “Facebook” ai ka njoftuar se është prekur nga kjo sëmundje. Ndërsa shprehet falënderues për kujdesin nga ana e mjekëve, Zeka shkruan se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.