Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se me njohjen e vendit nga Izraelit sot zyrtarisht është thyer dhe bllokada e njohjeve. Hoti ka kujtuar se marrëveshja e 4 shtatorit ishte e mirë dhe i nxori gabim kritikët. Nga ana tjetër Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla shton se me aktin e sotëm është thyer edhe zinxhiri i fushatës agresive të Serbisë.

”Sot vërtetë është ditë e rëndësishme për Kosovën. Kemi hapur kapitull të ri të fuqizimit të shtetësisë së Kosovës. Me marrëveshjen e sotme që derivon nga marrëveshja e 4 shtatorit, kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Me nënshkrimin dhe lidhjen e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, shteti i Kosovës konsolidohet tutje në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes që kemi pasur nga SHBA. Marrëveshja e sotme është argument se marrëveshja e 4 shtatorit ka qenë e mirë dhe i nxjerrë gabim ata që kritikuan këtë marrëveshje duke kritikuar edhe njohjen që ka ndodhur nga Izraeli në Shtëpinë e Bardhë”, tha Hoti. Ministrja në detyrë e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla tha se me marrëveshjen e sotme, Kosova thyen zinxhirët e fushatës agresive të Serbisë për ç’njohje.

“Kosova po çan nyjat e bllokadës me vendosjen e marrëdhënieve me Izraelin. Me aktin e sotëm Kosova thyen edhe zinxhirin e fushatës agresive të Serbisë për ç’njohjet”, ka thënë Haradinaj-Stublla”, tha ajo.