Kompania që ai drejton do të investojë në Shqipëri, të paktën 2 miliardë euro. Është fjala për Mohamed Alabbar, drejtuesin e “Emaar grup”. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ndërsa ka folur për disa detaje lidhur me investimin e tij në Shqipëri, ai ka treguar ndër të tjera se porti që do të ndërtohet do të jetë të paktën sa dyfishi i marinës së Malit të Zi.

Pjesë nga intervista/ Fevziu: Përsze zgjodhët Durrësin për investim dhe jo ndonjë qytet tjetër?

Alabbar: Së pari bëj projekte të një shkalle të gjerë…

Fevziu: Pse jo Tiranën?

Alabbar: Kur mësova se porti do të zhvendoset dhe pashë vendodhjen e tij mendova: Ky port është në mes të qytetit dhe mund të bëhet marina më fantastike në Adriatrik.

Fevziu: Që është zemra e qytetit…

Alabbar: Ka përmasë madhështore dhe nëse i shton shumë dashuri dhe përkujdesje, mund të krijosh diçka që ja shton vlerat marinës, mikrpirtjes.

Fevziu: Është i ngjashëm me projektin tuaj këtu në Dubai, portin Rashi. Jam i saktë?

Alabbar: Po, çuditërsisht ne kemi marr edhe portin e qyteti në Duabi para dy viteve.

Fevziu: Tani ju do të punoni me portin e Durrësit dhe zonën përreth?

Alabbar: Do të përfshihet gjithë sipërfaqja e portit por duhet të përmirësojmë gjithë rrugët përreth.

Fevziu: Cili është projekti juaj në Durrës, çfarë do të ndërtoni ju atje, marinë, apartamente, hotele? Cili është masterplani?

Alabbar: Dikur fokusoheshim tek ndërtesat, por nuk është fjala për to. Nëse shihni Burj Khalifën nuk është fjala për ndërtesën, por shëtitjen që mund të bëjmë ne këtu me fëmiëjt tanë, të shohim përreth dhe tyë themi: Unë kam shpresa. Të buzëqeshim dhe të themi se jeta po bëhet më mirë. Unë mund të bëj shumë gjëra ne jetën time. Ne japim shpresa, frymëzim. Do të ndërtojmë marinën, portin, godina, hotele, rrugë për të ndryshuar jetën e vendit dhe turizimin.

Fevziu: Mendoni se pas investimeve tuaja jeta në Durrës dhe zonat përreth do të jetë më e mirë?

Alabbar: Kjo gjë që më shtyn mua të punoj çdo ditë: Si ta përmirësojmë jetën? Dua që të ecim dhe të themi: Unë po jetoj vërtet

Fevziu: Ju po flisni për gjithë panoramën, por unë kërkoj disa detaje . Sa i madh do të jetë investimi juaj?

Alabbar: Rreth 2 miliardë euro.

Fevziu: 2 miliardë euro në Durrës? Ky është investimi më i madh në këto 10 vitet e fundit. Kjo mundësi do të jetë vetëm për shqiptarët apo edhe për të huajt?

Alabbar: Është një treg i hapur, por pjesa më e madhe vendas. Mendoj se pjesa më e madhe do të jenë shqiptarë, por unë s’mund të ndaloj dikë nga Bosnja, Kosova, Greqia, që të blejë këtu. Unë këtë projekt do ta promovoj edhe në Emirate dhe mund të vijnë edhe nga andej të blejnë.

Fevziu: Sa i madh do të jetë porti.

Alabbar: Nuk i kam shifrat e sakta, ua përmend më vonë, por mendoj se ka për të të dalë marina më e madhe në Adriatik.

Fevziu: Porti më i madh në Adriatik? Më i madh se porti i Malit të Zi?

Alabbar: Më shumë se dyfishi.