Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisdim me qytetarët e Tiranës ku e ka nisur me Rindërtimin. Rama ka siguruar ata që do të hyjnë në lagjet e reja të Rindërtimit, do të ndjehen shumë më mirë se aty ku kanë jetuar ëmë parë.
Sipas tij Rindërtimi po e kthen fatkeqësinë në një mundësi shumë më të madhe, për të pasur kushte shumë më të mira sa i përket shërbimeve.
Ai madje ka thënë se aty ku ka mundësi të rindërtohet pallati aty ku është prishur, po bëhet, ndërsa aty ku nuk ia vlen banorëve po u jepet një mundësi e re.
”Unë besoj që është e natyrshme që secili të ketë atë ngurrimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat, ëpr shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion, me atë komunitet të s’postohet në një shtëpi tjetër ku ndërtohet një lagje krejt e re. Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth.
Lagjet e reja që ndërtohet tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira. Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti.
Ajo që po bëjmë në të gjitha qytetet e goditura, është që aty ku është e mundur dhe ka arsye për të rindërtuar pallatin aty ku është prishur, kjo bëhet.
Në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh, ndërsa ty ku nuk ia vlen ,për vetë cilësinë e mjedisit, banorëve i jepet mundësia për një shtëpi të re e lagje të re.”- tha Rama.