Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizituan Thumanën, një nga zonat më të prekura të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Puna me pallatet e reja që po fillojnë njëri pas tjetrit vijon, ndërkohë që shkolla e re po i afrohet përfundimit. Shkolla që po rindërtohet do të ketë kapacitet për 210-220 nxënës të zonës.
“Një zonë kënetore që po transformohet. Zona e liqenit do të kthehet në një pikë turistike me përfundimin e punimeve dhe rregullimin e digës”, tha Rama.
“Në pallatet e shembura do të bëhet një lulishte dhe një përkujtimore për të gjithë”, tha njëri nga punonjësit. Biznesmeni Behgjet Pacolli do të kontribuojë me ndërtimin e njërës prej 14 godinave të banimit në Thumanë ndërsa 13 të tjerat do të ndërtohen me fondet e qeverisë.