Kryeministri Edi Rama ndodhet në fshatin Rrashbull në Durrës ku ka inspektuar disa shtëpi të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, Rama ka thënë se procesi i rindërtimit vijon dhe numri i familjeve në çadra po zbret.

” Numri i familjeve në çadra po zbret”. Nga Durrësi kryeministri u është përgjigjur dhe akuzave të opozitës, e cila thotë se po bëhet propagandë me procesin e rindërtimit. Rama tha se duhet të shkojë dhe ti publikojë këto inspektime për tu treguar njerëzve që do t’u ndërtohet shtëpia se ndryshe shton ai s’kanë si ta marrin vesh. “Kjo televizivja është për tu çu mesazh të tjerëve se po punohet dhe se do tu bëhet dhe shtëpia e tyre. Këtu merren me borën, jo pse ra. Maksimumi po bëhet, tani filluan dhe këto DS4”, tha Rama.

Ndërkaq ai vijoi të bëjë ironi me akuzat e opozitës sa i përket situatës së krijuar nga moti i keq. “Gamorin se lejnë rehat as mizat të turren…Ne se kemi me trembje por me bindje. Bie bora gjithandej nëpër europë bllokohet gjithë europa këtu sduhet të bllokohet asnjë minutë. Athina e bllokuar komplet, edhe iu duket normale atjhe këtu jo duhet plasmas. Ajo e Spanjës që kishe nxjerrë dje është e paprecedentë, që kërkonte ndihmë njësia. Sështë e paprecedent kështu ndodh kudo se kur bie stuhia sjanë aty makinat të rrinë të presin. Këtu kanë punë nxitojnë për punë, nxiton Andi Bushati. Ose të hidhnim kripë pa ra bora, se do thoshin pse iu e dinit që do binte pse nuk hodhët kripë prëpara”, shtoi ai.

Në fund Rama pyet kryefamiljarin për ndonjë këshillë lidhur me këto akuza, kurse ai i përgjigjet me një shprehje. “Edhe ti ke qenë gabim duhet të kishe vu plasmas gjithandej. Kush leu, mendjen e vetë pëlqeu?!”, thotë kryefamiljari, ndërsa Rama iu përgjigj duke thënë “e bukur kjo”. Në fund Rama inspektoi dhe një tjetër shtëpi, ku bëri një foto me familjarët ndërsa nuk la pas as batutat pasi e quajti veten “hudhra që prish syrin e keq”.