Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërimit, Arben Ahmetaj ka mbajtur një konferencë javore me ekonominë në fokus, ku kanë folur rreth rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Sipas Ramës, tërmeti ka sjellë tre aspekte kryesore në vend si strehim cilësor, program punësimi masiv dhe impakt ekonomik të konsiderueshëm. “Punësim masiv për 27 mijë persona që janë përfshirë në këtë program dhe që falë kantierëve të hapura të rindërtimit çojnë rrogën në familjet e tyre. Si dhe një impakt të konsiderueshëm në një ekonomi të cenuar në këtë kohë të mallkuar pandemia.
Tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për mundësi të reja dhe programi i rindërtimit ka ndikuar dhe po ndikon ndjeshëm në ekonominë tonë. Këto janë tre aspektet kryesore të këtij procesi”, tha Rama. Ndërkohë Ahmetaj ka thënë: Sot kemi vetëm 680 familje në çadra. 152 vendime qeverie per të strukturuar procesin. Kemi 285 mln euro të angazhuara grante. Janë disa hua në përfundim dhe disa në negociata. Ajo që vlen është marrëveshja me Bankën Evropiane 100mln euro për investime projekt politik në lidhje me strehimin. Do e detajojë KM vetë. Me datën 15 shkurt aprovohet në Romë, kredia, 90 mln euro Agjencia e mbrjtjes civile, Bujqësia dhe Energjia në rimëkëmbje.
Janë 32 600 familje përfituese. Rikonstruksion: 31 550 DS1-DS3 Rindërtimi: 1081 përfitues DS4-DS5 Kemi në rindërtim 1166 pallate me vlere 2.93 miliardë lekë. 160 objekte arsimore ne 11bashki. 25 shkolla janë ndërtuar. Banesat individuale: 2000 ndërtesa kantier ndërtimi. Rreth 600 të përfunduara.