Riniani deklaroi në takimin me Anën se ka punuar si striptist në moshën 20-vjeçare dhe për këtë ka nxitur shumë reagime në studio.

Ai u pyet se për sa para e bënte këtë punë dhe tha se merrte 300 euro për një shfaqje. Ndërsa vajzat i bënë kërkesë që të bënte një performancë në studio, Riniani zgjodhi ta bënte me moderatoren e ditës së sotme, Ana 1, e cila filloi të zhvishej pranë tij.

Performanca u shijua nga të gjithë konkurrentët, ndërsa një moment Sindi duket se po përpiqej ta shmangte.