Mjeku Edvin Prifti i cili u kap nga përgjimet e SPAK teksa merrte rryshfet ditën e sotme përpara se të hynte në Gjykatë ka bërë një deklaratë me të cilën tenton të politizojë çështjen e tij. Edhe pse i janë gjetur në shtëpi dhe zyrë rreth gjysmë milioni euro të cilat SPAK ja ka sekuestruar, të cilat janë të fituara nga korrupsioni, mjeku Prifti mendon se duke politizuar çështjen mund ti shpëtojë drejtësisë.
Kjo kulturë e cila është mbjellë me mendësinë e Sali Berishës ku me një politizim të çështjes ja hidhnin paq nga drejtësia, mesa duket edhe taktika që po përdor mjeku Prifti për ti shpëtuar drejtësisë është politizimi i çështjes në fjalë.
Politizimi i çështjes për tu hequr si viktimë në sytë e opinionit publik është strategjia që po ndjek prifti për ti shpëtuar korrupsionit për të cilin SPAK e akuzon.
Pavarësisht faktit se mjeku Prifti po tenton ta politizojë çështjen për ti shpëtuar drejtësisë Gjykata ka marrë vendimin arrest me burg për të para pak minutash.
Më poshtë po ju sjellim deklaratën e mjekut Prifti që tenton të politizojë çështjen e tij:
Mendoj se deklaratat e tij duhet t’i komentojë publiku, ju. Në rast se nuk ka qene në dijeni, por thjesht është lapsus, gjë që do të dëshiroja ta besoja, pasi besoj tek institucionet e vendit tim. Mendoj se mund të ketë qenë lapsus. Mund të ketë dhe një urdhër që ai i ka dhëne prokurorisë shqiptare. Nuk di ta them nëse është një presion, urdhër, lapsus. Këtë do ta vërtetojë koha tani që do të hyj në gjykatë do të marrim konkluzionet. Unë jam Edvin Prifti. E gjeta spitalin në 2006 me shqiptaret që mbushnin 2 chartera dhe iknin në Turqi për tu operuar. Ndërsa sot dhe falë kolegëve të mi, operohen këtu. Kam qenë ai që denoncova pandemie covid 19, kam qenë në mbrojtje të studenteve. Jam ai që kam dhënë kontributin tim me idetë e mia në një reformë shëndetësorë që është plotësit e mundshme. (Lexo.al)