Gjumi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës njerëzore dhe nuk ka dyshim se gjumi i duhur është një parakusht për shëndet të mirë.

Mirëqenia fizike dhe mendore si dhe mbrojtja nga një sëmundje varen nga cilësia dhe sasia e gjumit.

Në fundjavë, në fakt, njerëzit priren të flenë më shumë orë ose në mëngjes ose në mesditë. Mirëpo si ndikon kjo në trupin tonë?

Studiuesit nga Universiteti i Koresë kanë zbuluar se numri i orëve që flemë gjatë fundjavave lidhet me peshën e trupit. Në mënyrë të veçantë, ata studiuan më shumë se 2000 njerëz të moshës 19 deri 82 vjeç. Studiuesit kryen matjet e duhura të trupit mbi pjesëmarrësit dhe mblodhën informacion në lidhje me orët që fjetën gjatë javës dhe veçmas gjatë fundjavave.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ata që flinin më shumë gjatë fundjavave sesa gjatë ditëve të javës peshonin më pak. Ata gjithashtu mund të kenë pasur tendencë të flenë më pak orë gjatë ditëve të javës, por pushuan më shumë orë në përgjithësi gjatë gjithë javës.

Ata gjithashtu mund të kenë pasur tendencë të flenë më pak orë gjatë ditëve të javës, por pushuan më shumë orë në përgjithësi gjatë gjithë javës.