Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë parë nga afër sot procesin e vaksinimit të gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.
Ky proces po mbahet në Arenën Kombëtare. Kreu i qeverisë u shpreh optimist sa i takon bisedimeve me disa shtete për të marrë doza të konsiderueshme dozash vaksinash, ndërsa shtoi se nuk do që të flasë para kohe.
Kujtojmë se ditën e nesërme mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit, COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.
Pjesë nga bashkëbisedimi
Rama-të moshuarit: Si je? Mirë? Me shëndet.
Rama-ministres: Kur presim që të vijë vaksina?
Manastirliu: Nesër vjen!
Rama: Ajo që presim është që të sigurojmë një sasi të konsiderueshme vaksinash. Presim që ta realizojmë shpejt. Duket mirë, por të mos flasim para kohe.