Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ‘shquhet’ për gafat e herëpashershme. Më vazhdën e premtimeve lideri demokrat së fundmi u ka garantuar shqiptarëve se do nxisë prodhimin e energjisë nga burimet e gjelbërta dhe të pastra. Pikërisht këtu konsiston edhe premtimi fals i Bashës, kjo për arsye se Shqipëria prodhon 100% energji të gjelbër.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar për këtë gafë të Bashës një video në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ku e vë në dijeni kreun demokrat se Shqipëria prodhon 100% energji të gjelbër.
Më tej shefi i ekzekutivit sjell për qytetarët edhe abuzimet e bëra nga Partia Demokratike kur kjo forcë politike ishte në pushtet.
“Qeverisja e Partisë Demokratike ka shpërndarë 517 licenca për prodhim energjie nga burime hidrike. Më shumë se gjysma e tyre nuk kanë nisur punimet dhe janë në pamundësi nisjeje. Skanimi i kryer në Prill të vitit 2019 tregoi se: Pothuajse të gjitha HEC-et e ndërtuara kishin devijime nga projekti fillestar; Ulje apo shtim të kapaciteteve, devijim apo vjedhje të ujit; Probleme me komunitetet lokle, mjedisin dhe ujin e pijshëm. Gjithçka e kryer me dijeni nga organet nga qeverisja e Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër qeveria Rama ka realizuar: Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, 140 MË, HEC-in Skavica. Prej vitit 2017 kanë përfituar tarifë mbështetëse projektet 110 MË. Mars 2021 hapja e ankandeve hidrike, fotovoltaike dhe eolik”, bën me dije Rama. (Lexo.al)
View this post on Instagram