Gjatë ndeshjes Juventus-Roma, futbollisti Cristiano Ronaldo ka shkaktuar një moment argëtues me arbitrin Orsato. Ronaldo ka goditur traversën dhe ka menduar që topi ka përfunduar brenda në portë.

Ndërkohë gjyqtari i ka bërë me shënjë se nuk kishte marrë asnjë sinjal nga goal-line technology, por portugezi nuk e ka besuar dhe ka kërkuar të shikojë vetë, një gjë e tillë ka shkaktuar të qeshura për arbitrin Orsato.