Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa na ndajnë 39 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e mësuesve që janë punësuar përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Më pas ai ka faktuar se 11.078 mësues të rinj janë punësuar vetëm në baze merite përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, gjatë viteve 2014-2020. “S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.