Teksa kanë mbetur 29 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa projekte rrugësh të lëna rrugëve u përfunduan këto vite.

“Sa projekte rrugësh të lëna rrugëve përfunduan këto vite? 26 apo 46”, pyet Rama. Në storyn pasardhës kryeministri fakton se 46 projekte rrugësh nisur e lënë rrugëve prej borxheve deri në 2013 u financuan në shumën prej 13.5 miliardë lekësh dhe u përfunduan me standardet europiane.