Kryeministri Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. Teksa na ndajnë 34 ditë nga zgjedhjet parlamentarë më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa transaksione shërbimesh kryhen me një klik online.

“Sa transaksione shërbimesh kryhen me një klik online, 12 milionë apo 145 milionë?”, pyet kryeministri.

Më pas ai ka faktuar se janë 145 milionë transaksione shërbimesh në platformën e ndërveprimit sot, nga vetëm 680 mijë deri në 2013. “S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri në fund.