Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Instastory” një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 32 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me humbjet teknike në rrjetin energjetik.
“Sa janë humbjet në rrjetin energjitik sot? 45% apo 20%”. pyet Rama.

Më pas në storynn pasardhës ai ka faktuar se sot janë 20% humbjet teknike në rrjetin energjetik, ndërsa në vitin 2013 ishin 45%. “S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.