Kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjetet sociale një video ku shfaqet një nënë e re me foshnjen e porsalindur. Nëna e re 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë fëmijën e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Rama ka shkruar që fosnja e nëna ia kanë dalë për mrekulli sfidës më të vështirë të jetës.

“Noel dhe Manuela ia kanë dalë për mrekulli të kalojnë sfidën më të vështirë të jetës, në përballje me COVID-19 dhe sot janë gati të kthehen në shtëpi. Respekt për mjekët dhe infermierët”, tha Rama.

Lindja është realizuar me sukses në ambientet e spitalit Covid 2, në bashkëpunim me mjekët e spitalit Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Foshnja që ka ardhur në jetë nga nëna e infektuar me koronavirus është quajtur Noel.