Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të ’97, deputetit Bashkim Fino.

Ambasadori Afanasiev e cilëson politikanin shqiptar një prej personaliteteve më të spikatura të historisë moderne të shtetit shqiptar.

“Ambasada e Federatës Ruse i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të z.Bashkim Fio. Z. Fino ishte padyshim një prej personaliteteve më të spikatura të historisë moderne të shtetit shqiptar. U prehtë në paqe” shkruan në një postim në Facebook ambasada ruse në Tiranë.