Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu siç duket është larguar përfundmisht nga ky program. Ai ka dhënë një deklaratë në InstaStory, duke e konfirmuar njëherë e mirë largimin. “Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, ka shkruar Atdheu. Ndërkohë, nga ana tjetër, Fationi e ka ripostuar këtë deklaratë në InstaStory-n e tij, krahas së cilës ka shkruar: “Hahahahaha.. Sa vjen dhe e kuptoni që ai Fationi nuk flet kot” Kujtojmë se pasi doli nga programi, gjithashtu dhe Fationi u shpreh se ‘ka gjetur qetësi’.
Ky largim dyshohet që ka lidhje me sulmin ndaj lokalit të tij nga disa të rinj, gjë që shkaktoi mjaft trazira në emision. Ndërkohë pak javë më parë marrëdhënia mes Atdheut dhe Sarës në “Për’puthen” ishte shumë e afërt dhe puthjet mes tyre në emision bënë xhiron e rrjetit, duket se gjithçka ka përfunduar. Për punë ditësh, pllaka është ndërruar dhe dy konkurrentët janë kthyer shumë shpejt në “armiq” të njëri-tjetrit. Atdheu s’mundi të ishte për disa ditë në emision për shkak të infektimit me Covid-19 dhe pikërisht këto ditë plasi bomba! Të vërteta të tjera janë nxjerrë në dritë, pasi konkurrentët kanë mësuar se mes Sarës dhe Rinianit ka ndodhur një puthje në prapaskenë.
Në një lidhje në Skype me emisionin, Atdheu hodhi thumba për Sarën dhe i kërkoi llogari Rinianit për faktin që s’i kishte treguar për atë që kishte ndodhur mes tyre. Ndërohë që Sara e mohonte puthjen, Riniani pohoi se një puthje kishte ndodhur, ndaj Sara u detyrua të thoshte se kishte ndodhur ‘padashje’. Por prisni se ka akoma! Fill pasi ishte prekur tema e puthjes në grupin e konkurrentëve në Ëhatsapp, Atdheut i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Hollanda e Dubai, meshkuj të cilët i thonin t’i qëndronte larg Sarës. Ndaj, Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kë rcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj. Megjithatë, Sara tha se nuk e di për kë bëhet fjalë , ndaj i kërkoi Atdheut të mos i hidhte këto akuza pa prova. Pavarësisht kësaj, Atdheu premtoi se do të tregonte provat, pasi e kishte gjetur edhe personin që i kishte bërë këto kërcënime. Kjo ngjarje ka vazhduar edhe jashtë. Pas mesazheve kërcënuese, “Kryefjala.com” ka bërë me dije se disa djem i kanë dalë në pritë konkurrentit të “Për’puthen” për ta sulmuar, mirëpo fatmirësisht s’ka ndodhur asgjë e rrezikshme dhe Atdheu është mirë.