Ministri Bledi Çuçi dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Gjirokastër, ka publikuar pamjet e investimit në rrugën e re të Izvorit, që ka përfunduar përpara disa muajsh.

“Banorët e Izvorit në Memaliaj dhe kujt i ka rënë rasti të kalojnë në këto anë, besoj e mbajnë mend gjendjen e kësaj rruge për vite me radhë. Sot ka pamjen që shihni falë investimit që ne bëmë. Mbajtëm fjalën e dhënë para banorëve të Luftinjës dhe po hapim një perspektivë të re për të gjithë këtë zonë të bekuar nga natyra e me resurse të shumta për zhvillimin rural. Mandati i tretë është një kontratë e rë për të punuar dhe për të vijuar me përpjekjen e përbashkët që Shqipëria të jetë e ardhmja jonë”, thotë Çuçi.