Zv. kryeministri Erion Braçe ka ironizuar çeljen e fushatës së PD. Nëpërmjet një postimi në Facebook Braçe e konsideron kr im mbi shëndetin që vr et qytetarët atë që PD bëri dje. Më tej zv.kryeminisri thekson se opozita demonstroi luks me 10 milionë makina në shesh, duke na treguar sipas tij se është e djathta banale e super e pasur e Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit.
“10 milionë euro makina! Luks dhe se kanë qytetarët; Ndotje dhe se bëjnë qytetarët; Llum dhe nuk janë qytetarët; Kr im mbi shëndetin dhe vr et qytetarët!
Është e djathta banale por super e pasur e Sali Berishës, Ilir Metës, Lylzim Bashës e Monika Kryemadhit! Pasuri që qelbet erë prej korr upsionit, vje dhjes, grab itjes”, shkruan Braçe.
PD e nisi mbrëmë fushatën për 25 prillin në sheshin “Nënë Tereza”, me autokolona të gjata të makinave luksoze, grumbullime masive të militantëve ku nuk kishte më as distancë dhe as respektim masash anti COVID