Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga prioritete e qeverisë së tij në sektorin e energjisë. Teksa ka renditur sukseset e qeverisë së tij, Rama tha se opozita po kërkon që të rikthejë ato gjëra që mezi janë hequr nga sistemi.

“Nga ana tjetër niveli i humbjeve në sektorin e energjisë ishte katastrofik, që shkonte deri në 50%. Ndërkohë që sot kemi arritur në një nivel që është 21% që ka të bëjë me ato që quhen humbje teknike dhe që po rikuperohen me investime të reja. E pra ne do ta çojmë në mandatin e tretë. Humbjet teknike në 10% e pranueshëm botërisht, ndërsa aktualisht humbet 21%.

Arkëtimet, sot kemi dyfishin e arkëtimeve sepse sot kemi të përfshirë të gjithë qytetarët në një proces transformimi që nuk do mund të kishte ndodhur pa ata. Rrezikonim të shkonin në kolaps energjik, me 1.2 mld borxhe të trashëguara, kemi bërë investime që janë bërë në një realitet ku 80% e rrjetit të shpërndarjes e gjetëm mbi 40 vjeç, madje ka pasur edhe relike të vitit 1936, një tmerr dhe sot e gjithë ditën me të drejtë shumë kush qahet pse kur fryn erë ikën energjie, apo kur bie borë, përtej faktit që kjo gjë mund të bëjë ndërprerje të SHBA, por tregon që duhet sërish investime, kemi ofruar gjysmë miliardi dollarë investime.

Të rrisim sigurinë e furzinimit për të gjithë. E dyta të ndërtojmë dhe të transformojmë në stacionet e tjera në rang vendi nga veriu në jug një rrjet të ri 20kv me një seri kabinash tjetra që do të garantojnë një kompleks një siguri energjike dhe një cilësi më të mirë. Të fuqizojmë aspektin teknologjik smart, në monitorim dhe operim përmes një sistemi që është i instaluar në Shqipëri dhe e ka atë bazë të nevojshme për t’u shtrirë dhe zhvilluar duke telekomanduar në distancë të gjitha kabinat dhe duke filluar nga Shkodra në zona të tjera pasi është ndërtuar zemra këtu në pellgun Tiranë-Durrës.

Një fakt që ka rëndësi të thuhet, ishim 154-tët në botë për kohën e lidhjes energjisë elektrike për një subjekt, sot jemi në vendin e 44. Deri në 2016 ishit në ankthin e faturave afrofe, një formë mbledhjeje para, jo duke bërë që të paguani atë që ju takonte, por për të siguruar mbijetesën në pasigurinë në atë gropë borxhesh. Afrofeja u zhduk, siç u zhdukën shumë të këqija. Kërkojnë që të rikthejnë ato gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi”, tha Rama.