Fotoja e publikuar dje nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa po i jepte makinës pa rrip sigurimi ka sjelle një debat të gjerë në mediat sociale. Komentet janë ndarë në dy grupe, një pro e një kundër. Eshtë rreshtuar kunder edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili ka “zberthyer” ne detaje faktin se perse Basha udheton me makine pa rrip sigurimi. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe akuzonte Bashën se ka shkelur rregullat, ndërsa komentuesit mbronin kreun e PD duke argumentuar se është mbi 1.90 i gjatë, dhe kësisoj përjashtohet nga rregulli për mbajtjen e rripit të sigurimit.
Por Braçe se ka lënë me kaq. Në një pergjigjie me një komentues, Braçe thotë me siguri se Basha nuk ka një patentë që prej vitit 2016. “Të thuash duket me sy që është i gjatë nga “të provuarit me një dokument arsyen e përjashtimit nga mbajtja e rripit” është një diferencë e madhe. Dokumenti nuk lëshohet me sy, por me një proces nga një komision mjekësor. Ky tipi nuk e ka një të tillë. E di pse? Sepse ky nuk ka patentë prej vitit 2016”, shkruan Braçe.