Nga Elbasani Rama nga qyteti i Elbasanit ka deklaruar se janë bërë investime në fushën e shëndetësisë. Më tej kreu i qeverisë tha se deri drejt spitali i Elbasanit ishte një paradhomë për botën tjetër sa i përket infrestukturës dhe lënies në mëshirë të fatit.
‘Është fakt transforimi i sektorit të shëndetësisë spitali i Elbasanit ishte një paradhome e botës tjetër nga pikëpamje e infrastrukturës dhe lënies në mëshirë të aftit të trupës mjekësore. Bashkë me Evisin më vjen shumë mirë që kemi dhe Destantilën, e cila ka krijuar një imazh, një reputacion një respekt të madh në komunitet si njeriu që transformimin e infrastrukturës së spitalit e vuri në dispozicion të njerëzve dhe motivoi trupën dhe krijoi një sinergji jo domosdoshmërisht të lehtë, midis modernizimi të infrastrukturës dhe nivelit të sjelljesh dhe shërbimit.’- tha Rama.