Gjermania ka shprehur sot shqetësim për ndalimin e eksporteve të vaksinës nga Bashkimi Evropian, ndërsa Australia ka kërkuar që Italia të rishikojë vendimin e saj që “shkel rregullat”, duke bllokuar eksportimin e 250 000 vaksinave të koroanvirusit nga Oxford/AstraZeneca.
Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn, kërkoi kujdes në politikat e furnizimit global të vaksinës, teksa lëvizja e Italisë për ndalimin e daljes së dozave gjeti dhe mbështetjen e Komisionit Evropian.
“Me masa si këto, në terma fatgjatë është një fitore, por duhet të kemi kujdes të mos shkaktojmë probleme në terma afat-mesme për të mos prishur zinxhirin e gjerë të furnizimit,” tha Spahn said.
Qeveria italiane refuzoi dje kërkesën e AstraZeneca për eksportimin e dozave drejt Australisë me argumentimin se kompania anglo-suedeze nuk po plotësonte detyrimet e pranuara të furnizmit brenda BE.
Unioni ka kritikuar shpesh kompaninë për mangësi në realizimin e detyrimeve të kontratës së vaksinave, që prej njoftimit të nje problemi të prodhimit në një prej impjanteve të saj.
Sot ministri francez i shëndetësisë Olivier Véran, tha se qeveria e tij do të ndjekë shembullin e Italisë duke mos lejuar daljen e tyre të mundshme nga vendi.