Taulant Balla deklaron se presidenti i Republiëks Ilir Meta ka probleme mendore. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, në RTSH 24, Balla e argumentoi këtë si më poshtë:
“Ilir Meta e ka humbur qetësinë prej kohësh. Që nga ngjizja e koalicionit mes Berishës dhe Metës në korrik të vitit 2016, pra teksa bëhej gjithmonë e më e sigurtë që Kuvendi do të arrinte të kishte një shumicë për votimin e reformës në drejtësi, dhe kjo falë SHBA, Ambsadës së tyre në Tiranë.
Unë mbaj mend që ka qenë një stërbetim i Ilir Metës në një nga sallat e konferencës së kryetarëve që “nuk dua t’ia di fare as për Donald Lu, as për SHBA”, dhe pastaj të gjithë si pulat atje erdhën dhe votuan me 140 vota reformën në drejtësi.
Janë tre faza të shndërrimit të Ilir Metës. E para humbi dashurinë me PS kur votuam reformën në drejtësi. Aty u prish koalicioni. Humbi qetësinë pasi u zgjodh president i Republikës, kur pa që edhe Lulzim Basha po punonte për të çuar për skrap SHPK-në e tij. Dhe e treta, e them si ish-mik i tij, më vjen keq por më duket se ka humbur edhe mendjen. Është e paparueshme që presidenti i Republikës të hakërrehet para mediave se do të varë prej veshësh sekretarin amerikan të Shtetit apo të përfaqësueve të tjerë të aleatëve stradegjikë të Shqipërisë.
Janë hakërrimet e Ilir Metës, që ngrejnë dysime për shëndetin e tij mendor. Këto janë dyshime. Janë doktorët ata që e përcaktojnë. Është një dyshim i qenësishëm”. Nuk dihet tani, nëse PS do kërkojë ngritjen e një komisioni për të verifikuar gjëndjen mendorë të presidentit.