Kryeministri Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano. Në takim, Ramai kërkoi dhe u theksoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali. “Kujdesuni për çështjen e patentave shqiptare në Itali sepse kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane”, tha Rama.

Pas kësaj kërkese të kryeministrit, komente dhe ‘duartrokitje’ të shumta kanë ardhur ndaj tij në lidhje me çështjen e patentave nga qytetarët në Facebook, shumica e të cilëve mesa duket shqiptarë që jetojnë në Itali.

Më poshtë disa nga reagimet: