Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në shkollën 4 dëshmorët në kryeqytet ku po zhvillohet vaksinimi i mësuesve. Kreu i qeverisë u shpreh se nga dita e hënë do të nisë vaksinimi i mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

‘Kemi nisur vaksinimin e mësuesve do të shtrihet ditën e hënë në të gjithë Shqipërisë, sipas njësive administrative dhe me shkolla që do të shërbejnë si njësi vaksinimi. Ka orare dhe do të vijnë të bëjnë vaksina. Është një hap i madh para dhe në ditët në vijim do të kemi një lajm shumë të mirë për të ardhur më shumë vaksina. Do të arrijmë që të kryejmë vaksinim intensiv, do të vaksinojmë pensionistët’- tha Rama.