Kryeministri Rama është shprehur sot se shqiptarët do i japin PS-së mandatin e tretë sepse sipas tij ‘reformat i çojmë përpara vetëm ne’.
“U ka bërë bisht të vështirave populli e ka lënë PS-në në baltën e vet. Sot kur ne duam një mandat të tretë populli është gati të na mbështesë. Jo se kemi bërë gjithçka mirë dhe se sovrani nuk ka pakënaqësi ndaj nesh. Ka dhe me të drejtë. Por populli është gati të na mbështesë sepse populli e di që ne nuk kemi shmangur vështirësitë. Reforma e energjisë, reforma e qeverisjes vendore që eliminoi 300 vatra taksash e vje dhje sh, reforma dixhitale, reforma e pronës që është futur më në fund në rrugë të drejtë, reforma në drejtësi e të tjera akoma.
Nëse këto reforma do të ishin bërë më parë Shqipëria do të ishte shumë më ndryshe. Sot të tëra këto reforma kanë hyrë në rrugë, e cila është e mundimshme por është e vetmja rrugë për ta çuar Shqipërinë përpara. Dhe e vetmja forcë që mund ta bëjë këtë jemi ne. Vizioni ynë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo shqiptari. Plani ynë i veprimit është një program qeverisë me masa dhe afate të caktuara. Programi i tyre është në menu dëshirash që ‘ta hajë kush ta hajë’. Ne themi sot në ‘Planin tonë të Veprimit’ që do të jetësojmë Shqipërinë e vitit 2030 dhe jo një plan për të joshur elektorat”, tha Rama.