Për të kuptuar diferencën me PS-së dhe PD-së, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të japë një shembull shumë të thjeshtë. Për këtë Rama thotë se punët e nisura nga qeveria e tij, nuk mund të mbyllen nga Lulzim Basha apo opozita.
“Më lejoni t’u them atyre që janë të pavendosur, apo e shohin këtë proces me fytyrën e anësisë politike. Nëse ke nevojë për një mjek se ke një urgjencë dhe mjeku qëllon të jetë socialist, e ndërsa aty pranë ke një veteriner që i përket partisë tuaj, kë do merrnit, mjekun apo veterinerit. Tifozllëku na ka mbajtur mbrapa për një kohë shumë të gjatë, ky tifozllëk mund të na japë mundësinë për Shqipërinë që duam”, tha Rama.